Aksident në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Siç shihet edhe në pamje makina është përmbysur dhe njerëz të shumtë janë mbledhur pranë.


Shtuar 14.09.2025 17:56