Aksident në Dukat-Fushë/ Përplasen dy automjete, raportohet për 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator) rreth orës 01:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dukat Fushë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur.

Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.


Shtuar 6.09.2025 07:38