Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, rreth orës 21:00 ku shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për të marrë ndihmën e nevojshme.
Gjithashtu, ka mbetur e vdekur Matilda Zogu, e cila ishte nëna e fëmijëve të plagosur.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.