Aksident në Bulqizë, makina kthehet përmbys, raportohen dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur Ura e Qytetit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.


Shtuar 21.08.2024 19:06