Aksident në Berat, makina përplas biçikletën, 40-vjeçari përfundon në spital

Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Beratit këtë mëngjes, pasi është përplasur nga një makinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte duke lëvizuar me biçikletë në momentin që u përplas nga makina.

Mësohet se shoferi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/