Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe rrëzohet në një rrëpirë, plagosen katër persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mbreshtan të Beratit, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur katër persona.

Sipas informacioneve paraprake, një tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në një rrëpirë pranë pusit “Shpirag 5”.

Drejtoria e MZSH Berat bëri me dije se shërbimi zjarrfikës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur të bllokuar në automjet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.


Shtuar 1.12.2025 21:38