Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 6.02.2026 17:45