Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në afërsi të Vorës.

Bëhet e ditur se nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Gjithashtu si pasojë e aksidentit, është krijuar radhë e gjatë makinash në autostradë.


Shtuar 26.02.2025 16:47