Mesditën e sotme, në rrugën Tiranë-Durrës, ka ndodhur një aksident. Mësohet se në aksident, janë përfshirë 5 automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur përveç dëmeve materiale.
Si pasojë e aksidentit, në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.