Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit.
Një automjet, i cili po udhëtonte në drejtim të Milotit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka mbetur e plagosur rëndë. Dyshohet se ajo ishte drejtuesja e mjetit, e cila ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk ka informacione lidhur me arsyen që mund të ketë shkaktuar daljen nga rruga, megjithëse hetimet vijojne nga Policia.