Aksident në autostradën Fier – Vlorë, automjeti del nga rruga/ Tre persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë, i cili ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Novoselë, teksa shtetasi P. K., 61 vjeç, i cili po drejtonte një automjet të llojit “Volksëagen”, ka humbur drejtimin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur dhe dy pasagjerët që po udhëtonin me 61-vjeçarin. Të tre personat e përfshirë në automjet, ndodhen jashtë rreziku për jetën.

“Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali.

Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 26.06.2025 18:19

Tags: ,