Aksident i rëndë në aksin Vorë-Fushë-Prezë/ U përplas me barrierat anësore, humb jetën 23-vjeçarja

Gjatë natës, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Vorë-Fushë-Prezë”. Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit shtetësja E.E., 23-vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.02.2026 09:59