Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Vlorë-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe lagështisë në asfalt.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha konsiderueshme materiale. Ndërsa policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke sjell rradhë të gjata automjetesh që presin hapjen e rrugës.
