Aksident në aksin Vlorë-Himarë, makina përplaset me një motomjet, dërgohet me urgjencë në spital 26-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin Vlorë-Himarë, në zonën e Llamanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Porsche”, i drejtuar nga shtetasi Gëzim Mejdi, 50 vjeç, banues në Sarandë, si dhe një motomjet tip “Honda”, i drejtuar nga shtetasi Kristofer Kokaveshi, rreth 26 vjeç.

Të lidhura

None found

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur 26-vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 11.04.2026 19:02