Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet H.L. nga Tirana, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.


Shtuar 21.06.2025 09:18