Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës.
Nga përplasja mësohet se nuk ka viktima ndërsa personat në 3 automjetet e këtij aksidenti janë lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga prokuroria e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor.
