Aksident në aksin Shkodër-Muriqan/ Motomjeti përplaset me makinën, përfundon në spital 17-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Muriqan. Mësohet se motomjeti me drejtues një 17-vjeçar është përplasur me një automjet.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar i mituri i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me një automjet.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 26.07.2024 18:18