Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik rreth orës 14:30, ku automjeti kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 -vjeç, është përplasur me një automjet, me drejtues shtetasin K. H., 65-vjeç.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe shtetaset L. L., B. K. dhe L. T., pasagjere në automjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
