Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, automjeti përfundon në kolektorin e ujërave

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë. Automjeti i markës “Opel”, me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.

Sipas dëshmitarëve, kalimtarë të rastit, ndër ta Vasil Koto Xhamiha, kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar drejtuesin e mjetit. Mësohet se Xhamiha ka lënë kafen dhe është hedhur për të shpëtuar drejtuesin, duke i dhënë edhe frymëmarrje artificiale.

Fillimisht 80-vjeçari nuk ka reaguar, por pas ndërhyrjes së bërë ka shfaqur shenja jete, ndonëse nuk ka folur. Ai është identifikuar si Vasillaq Gjini dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, për shkak të plagëve të marra nga rënia.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pas ndërhyrjes mjekësore, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera ka rezultuar se Vasillaq Gjini drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.


Shtuar 9.08.2025 18:11