Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, makina kthehet përmbys, plagoset i riu

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.

Një automjet ‘Hyndai’ me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Të lidhura

None found

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.


Shtuar 5.12.2023 10:19