Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Toyota” me targë AB196PI, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuçi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanal. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, Fatmir Kuçi, si dhe pasagjerja, shtetasja Kano Kuçi.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurit drejt urgjencës në Sarandë për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandë kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
