Aksident në aksin Qukës-Golic, drejtuesi braktis mjetin, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Golic, ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Policia ka nisur procedimin penal ndaj dy drejtuesve të mjetit 34-vjeçarin F.K dhe 37-vjeçarit L.Ç.

Sipas burimeve, 37-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe më pas është paraqitur në komisariat.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Tre të plagosurit janë nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 6.10.2025 14:25