Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen tre persona (EMRAT)

Këtë të shtunë, një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan. Burime zyrtare bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem.

Automjeti tip benz me drejtues 24-vjeçarin Ronaldo Shabani, ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas .Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin Rexhino Shabani , Alim Shabani dhe Adriatik Shabani .

Fatmirësisht, të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani .


Shtuar 8.02.2025 11:19