Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Një mjet tip Renault dhe një mjet tip Ford u përplasan me njëri tjetrin, duke sjellë pasoja të rënda.
Për momentin bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë tranpsortuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.