Aksident në aksin Lushnje-Berat, 3 të plagosur rëndë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë.

Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjes, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore.

Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident, janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar në parakalim.

 


Shtuar 3.10.2025 10:17