Aksident në aksin Lin-Pogradec/ Makina përplas të moshuarën dhe një vajzë të mitur, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë

Pak minuta më parë, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak:

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62-vjeçe dhe G. Gj., rreth 11-vjeçe.

Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 22.08.2025 10:25