Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, automjeti përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një automjet është përmbysur në afërsi të urës së Bushtricës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes. Si pasojë, automjeti është përmbysur në anë të rrugës.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për viktima, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.02.2026 20:09