Pak pas mesnate, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Lezhë–Shkodër, pranë degëzimit të parë në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një automjet taksi është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbeturinave në zonë.
Si pasojë e përplasjes, shoferi i taksisë mbeti i bllokuar brenda mjetit dhe u nxor nga automjeti me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.