Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”, kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe. Sipas informacioneve paraprake, një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Sipas të dhënave, kamioni ishte i mbushur me plehra dhe po shkonte në landfillin e Bushatit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.


Shtuar 3.02.2025 09:50