Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Dy makina përplasen me një motor, plagoset rëndë një person

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.

Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Shtuar 6.10.2025 08:21