Aksident në aksin Lezhë-Milot, autoambulanca del nga rruga, lëndohen 4 persona (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot ku një autoambulancë ka dalë nga rruga.

Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqezimit te Markatomajve ku në autoambulancë kishte një pacient.

Të lënduar kanë mbetur një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë, njeri ishte i sëmurë dhe po transportohej në spital.

Ambulanca është e spitalit të Rrëshenit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Njoftim policie

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, në fshatin Markatomaj, shtetasi V. T., duke drejtuar automjetin me shërbim ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë, janë demtuar shtetasit F. Gj., 34 vjeç, infermier në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtetasit N. T., 77 vjeç, M. T., 74 vjeçe dhe M. P., 73 vjeç (pacientë në autoambulancë). Të 4 shetasit po marrin ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com