Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga, plagosen tre persona

Paraditen e kësaj të enjteje, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Sipas informacioneve, të lënduar kanë mbetur tre persona, por jashtë rrezikut për jetën.

Një person duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke lënduar tre persona.

Të lënduarit ishin pasagjerë në automjet, ndërsa aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit


Shtuar 27.06.2024 15:07