Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”.
Një automjet është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit është rrëzuar.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.