Mesditën e sotme, dy automjete janë përplasur në rrugën nacionale Kukës-Krume, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Të plagosurit u dërguan me ambulancë në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor i Policisë Rrugore. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve si pasoje e lagështisë në rrugë.
Gjithsesi po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Krumë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.