Aksident në aksin Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplaset me motomjetin, përfundon në spital 65-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, ku një kamion është përplasur me një motomjet i drejtuar nga një 65-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i moshuari i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, automjeti kamion me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 12.06.2025 12:52