Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre persona.
Mësohet se një mjet tip “Opel Corsa” ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
