Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën shoferi

Mëngjesin e sotëm, një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

Mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53-vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45-vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32-vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 15.01.2024 08:29