Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferme-Çlirim.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit, që po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërkohë që si shkak i këtij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve./albeu.com


Shtuar 29.12.2023 11:37

Tags: ,