Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet. Mësohet, se dy automjete të tipit “Volkswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
