Aksident në aksin Fier-Lushnje/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

Mesditen e sotme 16 shtator 2025, një aksident ka ndodhur  në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafilkut .


Shtuar 16.09.2025 13:03