Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Të plagosur kanë mbetur nënë e bir. Bëhet me dije se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po hetojnë më shumë mbi shkaqet e aksidentit.


Shtuar 9.12.2025 18:40

Tags: ,