Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Ersekë-Leskovik. Sipas informacioneve janë përplasur dy mjete ndërsa kanë rënë në kanal për shkak të goditjes së fortë.
Nga ky aksident janë plagosur 3 persona. Ka qenë zjarrfikësja që ka nxjerrë të lënduarit nga mjetet dhe janë dërguar më pas në spitalin e Ersekës. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.