Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie).
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, (tre të dëmtuarit oficerë policie). Gjithashtu bëhet e ditur se tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.