Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së Labinot-Fushës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 teksa një automjet ka dalë nga rruga, Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur dy persona, njëri prej të cilëve është plagosur rëndë, por referuar burimeve paraprake, ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Sakaq, shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë të ditura ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 27.08.2025 22:51