Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në “Rotondon e Moravës”.
Një mjet, tip Mercedes Benz është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes mjeti është shkatërruar. Pas përplasjes,mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij.
Burimet policore bëjnë me dije se,pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe dhe me dyer të hapura.
Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.
Mjeti rezulton i marrë me qera në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit.
Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti, ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.