Aksident në aksin Berat–Dimal/ Përplasen dy automjete, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Sipas informacioneve, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën gjatë një tentative për të parakaluar.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve: Kristaq Stefa, 69-vjeç, banues në Kuçovë, dhe S.Z., 52-vjeç, banues në Berat.

Të lënduarit u transportuan fillimisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policore, të cilat kryen kontrollin dhe vlerësimin e vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tij.


Shtuar 20.03.2026 11:56