Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Sipas informacioneve, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën gjatë një tentative për të parakaluar.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve: Kristaq Stefa, 69-vjeç, banues në Kuçovë, dhe S.Z., 52-vjeç, banues në Berat.
Të lënduarit u transportuan fillimisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policore, të cilat kryen kontrollin dhe vlerësimin e vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tij.
