Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën 35-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë. Sipas informacioneve policore, 35-vjeçari me iniciale F.R., duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35-vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.06.2024 09:01