Këtë të shtunë, një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje, ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet.
Mësohet se 26-vjeçari Xh.S me automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar 66-vjeçaren F.S.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 66-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Bëhet me dije se 26-vjeçari është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin:
– Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.