Mëngjesin e sotëm rreth 02:25, një aksident është regjistruar në rrugën “29 Nëntori” në Tiranë. S pasojë e aksidenti ka humbur jetën një 70-vjeçar.
Sipas informacioneve policore, 70-vjeçari ka qenë duke kaluar trafikndarësen, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35-vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70-vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.